Një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm ka çuar në burg 8 persona. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që ka vendosur sekuestrimin e 1 hidrocentrali, disa kamionëve dhe një trualli në Dhërmi.
Operacioni kundër këtij grupi mashtruesish fiskalë është kryer nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qenë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.
Personat e dënuar
Ardi Xhaferri 6 vjet burg, me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Regan Merdani 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Ali Agolli 3 vite e 6 muaj me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Tahir Afmataj 3 vite e 6 muaj me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. I hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Enis Xhaferri 1 vit burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit". Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
Ben Caka 9 muaj burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
Roland Avdo 1 vit burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
S.L është dënuar me mbushjen e biznesit, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.
Të gjitha dënimet e mësipërmet do të kenë ulje nga me 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit të çështjes me gjykim të shkurtuar.
Pronat e sekuestruara
1. Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.
2. Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.
3. Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.
4. Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,
5. Një automjet tip kamion "botë uji" i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.
6. Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.
7. Produkt i gatshëm për shitje "hekur-nikel" sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.
8. Pasuria e regjistruar në regjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të Ardi Xhaferrit