Bota

Skena “lufte” në Turqi pas shkarkimit të tre bashkiakëve kurdë (FOTO)

21 Gusht 2019, 14:02| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 14:06

  • Share

Policia turke ka shpërndarë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, demostratat në juglindje të Turqisë, organizuar nga Partia Demokratike Pro-Kurde e Popullit (HDP), për të kundërshtuar dëbimin e tre kryetarëve kurdë pesë muaj pas zgjedhjes së tyre.

Qeveria zëvendësoi tre kryetarët e bashkive që u zgjodhën nga Partia Demokratike Pro-Kurde e Popullit duke emëruar në vend të tyre zyrtarë të tjerë, pasi sipas Ministrit të brendshëm të Turqisë, tre kryetarët e bashkive të Dijarbakir, Mardin dhe Van akuzohen për krime të ndryshme, përfshirë përfshirjen në një organizatë terroriste dhe përhapjen e propagandës terroriste.

Më shumë se 400 persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e hetimeve kundër terrorizmit.

Përmes një deklarate, këshilli ekzekutiv i Partisë Demokratike Pro-Kurde e Popullit tha se “Ky është një grusht shteti i ri dhe i qartë politik. Është një qëndrim i qartë dhe armiqësor kundër vullnetit politik të popullit kurd"

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?