Skenari/ Cami nga Shkodra: Nëse shtohen rastet spitale COVID në rrethe (VIDEO)

25 Qershor 2020, 13:14| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 13:59

  • Share

SHKODËR- Edhe pse ministrja Ogerta Manastirliu kishte deklaruar se të prekurit me COVID-19 do të trajtohen në Tiranë, duket se ka një plan të ri, për të kthyer spitalet rajonale të rretheve në "spitale Covid". Lajmi u bë publik paraditen e kësaj të enjte nga zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami teksa ndodhet në qytetin e Shkodrës.

"Për momentin pacientet po trajtohen në spitalin infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale", tha Cami.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti u shpreh i gatshëm për të zbatuar vendimin e qeverisë.

"Sa i takon trajtimit te të prekurve ne kemi kapacitete, por kjo varet nga vendimi i qeverise, nëse qeveria vendos që të prekurit të trajtohen në spitalin rajonal ne do i përgjigjemi. Për momentin të prekurit klinik trajtohen në COVID 1, dhe ato që janë asimptomatik ndiqen nga mjeku i familjes", tha Dajti.

Shkodra është qarku i tretë më i prekur në vend pas Tiranës dhe Durrësit. Gjatë ditës së sotme u shtuan 14 raste të reja me COVID. Cami tha se Shkodra është kthyer në vatër të sëmundjes ndërsa u bëri apel mjekëve të respektojnë masat.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti humanitar të Caritasit Shqiptar, i cili u dhuroi spitalit të Shkodrës një sasi të konsiderueshme me maska, doreza e dezifektantë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?