Gropat me kapsollë e flakadanë në 'Selman Stermasi'/ Zbulohen detaje të reja: Çmenduri që as serbët s'na e bënë

1 Tetor 2019, 07:54| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 13:30

  • Share

TIRANË- Detakje të reja kanë dalë në dritë nga skenari i frikshëm që kishin përgatitur tifo- grupi i Tiranës, Capital Creë për tifozët e Partizanit. në derbin kryeqytetas. Mësohet se ato kishin hapur 3 gropa afro 20 cm nën zhavorrin e "Selman Stermasi" në tribunën ku ishin vendosur tifozët e kuq, të mbushur me 35 kapsolla të mëdha dhe flakadanë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ato i kishin vendosur në 3 vazo plastike, pasi në këtë mënyrë shpërthimi të ishte edhe më i madh.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk u realizua sepse u zbulua rastësisht nga një polic, i cili u pengua në telin përcjellës që lidhte tre gropat. Në të kundërtën pasojat do të ishin të mëdha.

"3 vazo plastike te mbushura me 35 kapsolla te medha dhe flakadane, te groposura afro 20 centimetra nen zhavorrin e stadiumit “Selman Stermasi” nga ana e flamurit te këndit aty ku ishin vendosur tifozet e Partizanit, te lidhura ne seri per tu aktivizuar me tel percjelles ne distance ishin me te vertete nje cmenduri qe as ultranacionalistet serbe nuk ia rezervuan kombetares shqiptare ne tetorin e 2014-es.

Per fat te mire shperthimi i komanduar nuk ndodhi, sepse teli-percjelles u zbulua rastesisht nga policia gjate nderhyrjes se saj ne stadium, kur njeri nga policet u ngaterrua me kabllin e fshehur poshte zhavorrit. Sipas specialistëve antieksploziv te policisë, nëse shpërthimi do të realizohej, fuqia e tij do te ishte e madhe, jo vetem prej përbërjes me barut te materialeve piroteknike por edhe prej izolimit në vazot plastike që e shumefishon fuqinë dhe sidomos prej sasise se madhe te gurëve qe ndodheshin siper vazove te mbushura me kapsolla shperthyese.

Shperthimi pervec se do te shkaktonte panik ne stadiumin e mbushur plot nje ore para ndeshjes, nuk do godiste vetem tifozet e Partizanit, por edhe stafin e rojeve private, personelin e stadiumit qe ndodhej ne ate zone, gazetare dhe fotografe, stafin e KF Tirana qe ndodhej prane por edhe vet tifozet e Tiranes. Historia dhe fanella e 100 vjecare e Tiranes, si dhe historia e fanella 73 vjecare të Partizanit, vlejnë me teper se çdo huligan apo ultras i papërgjegjshëm qe e cilëson kundërshtarin ”armik”...", shkruan Hoxha në Facebook.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy persona, e ndërsa sa i përket dhunës pak para nisjes Tirana-Partizani, derbi i parë i sezonit, u arrestua një tifoz si dhe u vunë nën hetim 6 të tjerë. Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani nisi me dhunë dhe përplasje në stadiumin ''Selman Stërmasi". Tifozët e të dy ekipeve pak para fillimit të ndeshjes zbritën në fushë duke u konfrontuar mes tyre me gurë, grushte dhe flakadanë.  Por Partizani ia doli të fitojë me rezultatin 1-2.

 

Zjarrfikësi duke larguar flakadanët dhe kapsollët e vendosur në stadium

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 01/10/2019 14:12

    Shikoni ku flen lepuri.. Kuptoni qe ka persona qe duan vetem anarki dhe shfrytezojne termetet, sportin , shtullat e tensionit te larte dhe ate te momes e goces se vet...Ultrasit e tiranes nuk jane tiranas dhe nuk kane te bejne me qytetarine qe ka treguar tifozeria nder vite, ata jane te infiltruar per te djegur stadiume dhe per te krijuar panik.. Dhe po nuk i beri gje amerika xoti do ti ndershkoje per keto te zeza qe vazhdojne ti bejne ketij vendi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?