Moment nga ndeshja

Skenat e turpshme në fushë, Fenerbahce mediton braktisjen e kampionatit

19 Mars, 20:35| Përditesimi: 19 Mars, 20:36

  • Share

Fenerbahce fitoi 2-3 kundër Trabzonspor të dielën në elitën e futbollit turk, por në fundin e ndeshjes skenat që u panë ishin të turpshme, me tifozët në Trabzon që u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët miq nga Stambolli.

Diçka e tillë është e përsëritur në Turqi, me mediet që bëjnë me dije se Fenerbahce po mendon që të braktisë kampionatin. Këtë mbrëmje do ketë një mbledhje të drejtuesve të Fenerbahces, aty ku do vendoset për të ardhmen.

Gjiganti turk ka njoftuar se një nga pikat e rendit të ditës është edhe tërheqja nga garat për këtë edicion.

“Vlerësimi i veprimeve që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga Superliga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit dhe ngjarjet e fundit në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?