Skënder Brataj

Kronikë

Skënder Brataj publikon studimin: Ja arsyet pse disa persona të infektuar me koronavirus nuk krijojnë antitrupa

24 Shtator 2021, 16:23| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 16:27

  • Share

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar një studim të qendrës amerikane CDC, ku shpjegon arsyet pse disa persona që kanë kaluar COVID-19 nuk krijojnë antitrupa.

Referuar studimit, Brataj shkruan se personat që kanë më pak viruse në trup pasi kalojnë koronavirusin nuk zhvillojnë antitrupa. Studimi u krye tek 72 persona të shëruar nga virusi. Kreu i urgjencës, shkruan se nga studimi rezultoi se 26 persona nuk kishin antitrupa në gjak, në ndryshim nga 46 të tjerët.

Ndërkohë që sipas Brataj, është interesant fakti që 26 personat që nuk kanë krijuar antitrupa janë 10 vite më të rinj në moshë se ata që kanë përfituar antitrupa nga COVID.

Postimi i plotë i Skënder Brataj:

Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.

Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.

Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.

Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.

Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Ëeimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.

Kështu, studiuesit kryen testet 'Elisa', një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here. Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin  IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjerë mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.

-Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.

-Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.

Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën Nature.

Sipas të dhënave, varianti Delta është  sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.

Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?