Skënder Doda, një jetë në polici, sot falënderon Zotin: Isha me fat, nuk m’u vra asnjë efektiv, nuk vrava askënd! Trazirat e ‘97-s sfida më e madhe

15 Janar 2023, 19:26| Përditesimi: 15 Janar 2023, 19:34

  • Share

Një jetë në Policinë e Shtetit, Skënder Doda i ka provuar të gjitha rreziqet. Është krenar për punën e kryer në vite. Sot në pension është i lumtur për një gjë

 ‘E quaj veten me fat që gjatë punës sime nuk më ka ndodhur që të më vritet asnjë punonjës policie në operacionet që kam marrë pjesë e drejtuar bashkë me shokët, ashtu siç nuk kam vrarë asnjë njeri. Mbase jemi nxituar, por them, shyqyr Zotit nuk kam pasur pasoja.’- u shpreh Doda.

Karrierën e nisi fillimisht në ushtri, por shpejt u bë pjesë e policisë. Para se të kalonte si drejtues brenda strukturës, Doda për disa vite drejtoi Akademinë e Sigurisë, nga ku dolën breza të tërë policësh.

 ‘Unë e kam filluar detyrën nga ushtria dhe jam transferuar në Policinë e Shtetit në detyrën e drejtorit të Akademisë. Unë kam qenë në nivelin e prodhuesit, pastaj në karrierën time kam provuar prodhimin që ka bërë Akademia e Policisë dhe jam i kënaqur që mjaft nga studentët të cilët kanë kryer Akademinë në kohën që kam qenë unë drejtues, kanë ecur shumë përpara në karrierë.’- tha Doda.

Puna e policisë është e vështirë në përballje me krimin, por vitet më sfiduese Doda i konsideron ato të fundit të shekullit të kaluar, për shkak të trazirave në vend.

 ‘Kam kujtime shumë të mira me punën në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Speciale, sepse ishte forcë aktive dhe kanë përballuar situatat më të vështira, duke pasur parasysh ’97-ën, ’98-ën, ’99-ën me krizën kosovare, etj.’- u shpreh ai.

Por, si e sheh sot ish-drejtuesit nga jashtë Policinë e Shtetit?

 ‘Krimi ecën gjithmonë një hap përpara nga policia, sepse është vetë natyra njerëzore dhe policisë i duhet të jetë gjithmonë në proces reformimi pozitiv, duket të jetë pranë qytetarit. Qytetari më përpara thërret policinë, pastaj thërret Zotin për ndihmë.’- thotë Doda.

Megjithatë, përtej investimeve të kryera ndër vite, policët sipas tij janë të pamotivuar. Ndoshta ky është shkaku kryesor që një pjesë e tyre përfshihen në korrupsion dhe thyerje të ligjit.

 ‘Me këmbënguljen për zbatimin e ligjit dhe motivimin e punonjësve të policisë, të cilët nëse janë të motivuar në punë nuk kanë arsye për të kryer vepra korruptimi.’- tha ai.

Policia e Shtetit festoi në 13 janar 110 vjetorin. Më shumë se një shekull sfida, punë pa orare dhe të rënë në krye të detyrës, që sot janë shpirti dhe motivi i brezave të rinj të bluve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 16/01/2023 09:00

    Po lere o Skender, mos i hap pune vetes.

    Përgjigju
  • Loku: 16/01/2023 07:42

    Oficeri me i dobet

    Përgjigju
    • Bilua: 16/01/2023 08:50

      Shume mire, por sna the pse ike nga vetingu.

  • Polo: 15/01/2023 21:25

    Po nga vettingu pse u trembet o trim?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?