Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”. Me një lexim të vetëm kuptojmë se kemi të bëjmë me një përgjigje shabllon nga ato që jepen për t’i dhënë përgjigje gazetarëve e për të kaluar radhën.
Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar, të studiuar e të analizuar në 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kanë debatuar pafundësisht në lidhje me rrethanat, përgjegjësitë e fajet që prodhuan vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra orë televizive janë harxhuar e kushedi sesa tonelata bojë e letër është konsumuar për të hedhur dritë mbi një ngjarje e cila u konsumua në transmetim të drejpërdrejtë televiziv në sytë e qindra mijë shqiptarëve. Si rrallëherë, teksa gjaku u derdh “live”, krerët e qeverisë dolën dhe u mburrën përsa kishte ndodhur, duke kërcënuar se do ta përsërisnin sjelljen e tyre pikë për pikë nëse do të ishte nevoja.
21 janari me katër të vrarët e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi më së pari fshirjen gjatë errësirës së natës që pasoi, të të gjitha regjistrimeve video që ndërtesa e kryeministrisë dispononte. Ende nuk ka asnjë shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdhër dhe kush e ekzekutoi këtë fshehje gjurmësh të nilelit të lartë shtetëror. Më tej akoma, kjo është ngjarja e parë e përmasave të mëdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e përgjithshëm të ekzekutojë urdhërat e arrestit për anëtarët e Gardës së Republikës (imagjinoni sikur Rama të rrethonte godinat e shtetit e të mos dorëzonte ministrat e bashkiakët tek prokurorët e SPAK). As për këtë refuzim të shtetit asokohe nuk ka ende asnjë të dënuar, megjithëse urdhëri gjendet shumë lehtë se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njerëzit janë të gjithë gjallë dhe madje vazhdojnë të rrahin gjoksin që shteti të cilin drejtonin derdhi gjak në bulevardin e Tiranës.
Në vitin e 14-të që na ndan nga ajo ditë e përgjakshme janari, si dhe në vitin e gjashtë pas fillimit të punës së Prokurorisë së Posaçme, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojnë të jenë një hetim “në fazë paraprake”. Një tallje cinike dhe një neglizhencë (në rastin më të mirë), e cila vendos një minus të madh mbi punën dhe imazhin e SPAK si bartësi i vullnetit popullor për drejtësi. Sepse kjo strukturë është krijuar pikërisht për të hyrë aty ku drejtësia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.
Është surprizuese sesi SPAK ka mundur të hyjë me kurajo në dy komponentet e fundit, korrupsioni i elitës politike dhe krimi i organizuar, por është stepur me kokëfortësi përballë një ngjarjeje ku shteti vrau në dyert e godinës së tij më të lartë. Një ngjarje e cila nëse do të zbardhej me paanësi, potencialisht mund të ribënte nga e para konceptin që kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritarëve në këtë vend.
Fakti që SPAK i ktheu pas si padinë e PS në janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjarëve të Aleks Nikës për një rihapje të procesit një muaj më vonë (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiranës, dëshmon vullnetin e qartë për ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve më të shëmtuara shtetërore të tranzicionit shqiptar.
Në 14 nëntor 2023 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha një përgjigje të ashpër në distancë këtij refuzimi të SPAK. Teksa dha vendimin për dosjen e Aleks Nikës, gjykata kërkoi kryerjen e një hetimi të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, shkruhet në faqen 21 të vendimit të Gjykatës.
Në vazhdën e kësaj kërkese të qartë për të hedhur dritë mbi masakrën shtetërore të 21 janarit, Gjykata e Lartë e detyroi në 12 mars 2024 SPAK që të rimerrte në shqyrtim mbrapsht dosjen e dërguar në prokurorinë e Tiranës, aty ku kishte fjetur për mbi një dekadë. Një gjest logjik dhe normal, në mesin e një bjerrjeje pafund të këtij hetimi.
E megjithatë që nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme nuk ka prodhuar thuajse asnjë të re. Janë thirrur për dëshmi disa persona, por sërish rrethi i ngushtë i zyrtarëve të nivelit të lartë të lidhur me atë ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. Kësisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet në fazë paraprake hetimi është konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjisë me të cilën SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo është dëshpëruese./Java News
Komente

O analist i paanahem na spjego pse yt bir punonte ne zgjedhjet e fundit per fatmir xhafen, dhe ca lidhjesh ke ti?
PërgjigjuPèr SPAK dhe prokurorèt, njè çèshtje e formatit personal,,me apo pa shtyllè kurrizore,,,pèr Shqipèrinè,,,njè çèshtje ca mè e koklavitur A do vazhdojmè tè jemi pjesè e tallavasè qè kemi pèrjetuar kèto 35 vjetè apo do fillojmè tè besojmè vèrtetè se Europa nuk èshtè vetèm njè nocion gjeografik por qè ne shqiptarèt meritojmè tè jemi pjesè e saj,,,dhe pèr kètè duhet qè sè paku tè jemi nè gjèndje tè ndalojmè vrasèsit e armatosur, tè na pushkatojnè nè bulevard dhe tè rrahin gjoksin mè pas dhe ti bèjnè karshillèk njè kombi tè tèrè. Nèse pèr kètè, nuk jemi tè zotèt mè,,,atèherè nuk kemi pse flasèm mè pèr shpresè europiane sepse thjesht NUK E MERITOJMÈ.
Përgjigju21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Zanafilla e ardhjes në pushtet të këtij njeriu-mënxyrë nuk është e rastësishme, sepse në personin e tij ishin dhe janë të mishëruara të gjitha antivlerat njerëzore: që nga vënia në shërbim të agjenturave të huaja e deri te etja për karrierë, lavdi personale, cmirë ogurzezë, hipokrizi e demagogji e pabesë, mashtrues kalibri, i gatshëm që të të vrasë si ditën ashtu dhe natën… e më pas, madje, të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në ceremoninë mortore të atij që ai vetë e ka vrarë. Ky është Sali Berisha, që Perëndimi, madje dhe vetë Amerika, nuk kishte dhe s’mund të gjente dot figurë më të degjeneruar, agjent nga më të ndyrët, i cili, me pishtar në dorë, i vuri zjarrin krejt Shqipërisë, aq sa do ta kishte zili edhe vetë Neroni, i cili dogji Romën e lashtë me zjarr e me hekur.. Zonja Evi Kokalari eshte nje kocke e forte qe do t'i ngeci ne fyt birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha. Nese kryeprokurori Dumani ka frike te perballet me kete perbindesh ta dergoje ne Gjykaten e Hages, te gjykohet si kriminel nderkombetar per 38 akuza publike si kasap i popullit shqiptar!
PërgjigjuSPAK punonë me dy standarte,nga njēra anë po ben " namin" duke gjurmuar dhe kapur harabenjët ,dhe nga ana tjetër " trembet " t'i afrohet dinosaurit që i bēn karshillëk brēnda në zyrēn e SPAK.Nji avokat e tha shumë bukur: Altin Dumani është në fazēn e adolishensēs profesionale .
PërgjigjuTe japesh kete pergjigjie per nje nga ngjarjet me te ndjeshme ne vend , qe ndodh vetem ne diktature qe shteti vret te pafajshem eshte ne radhe te pare mosrespekt, jo humane ,poshterim per te vraret pale per profesionalizem Dumani qe e ndoqi vete kete ceshtje nuk duhet ta linte sa ti mbaronte mandati Fakti qe e beri tregon se nuk e ka merituar ate vend se bashkohet me vrasesit Mjer ata qe u mbyllen ne dhe e te gjallet me plage ,pa pare drejtesi Harram parate e popullit
PërgjigjuNje komision parlamentar nga parlamenti i Ri do ti jepte dum kesaj pune duke e arshivuar kete ngjarje te kaluar vite e vite me pare.Tashme babi ka hallin e atyre kullave qe ka ngritur Argita.
PërgjigjuMos e zhvillo më ngjarjen.Mjafton vetëm titulli dhe kuptohet zhvillimi.
Përgjigju