Thomas Brdaric dhe Ernest Gjoka

Sport

Skënderbeu fitoi në Shkodër, Brdaric: Jemi të zhgënjyer! Gjoka: Na ndihmoi merkato e janarit

15 Mars, 22:58| Përditesimi: 15 Mars, 23:00

  • Share


Vllaznia u mposht 1-2 nga Skënderbeu në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Pas ndeshjes për mediet folën edhe dy trajnerët.

Thomas Brdaric i Vllaznisë tha se janë të zhgënjyer nga rezultati.

"Uroj Skënderbeun për fitoren, normal shumë detaje nuk kanë funksionuar sot. Një seri pa humbje që u prish sot, normalisht që jemi të mërzitur. Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim, edhe atëhere i dhamë atyre një mundësi në kundërsulm që shënuan dhe jemi të zhgënjyer.

Kemi opsion për të bërë presion dhe të marrim rrezik, por duhet të jemi të vëmendshëm. Kishte raste që ishim si të përgjumur, duhet të bëjmë më mirë dhe të jemi më kompakt.

Një mungesë si e Deliut, por prap jemi një skuadër e mirë. Në pjesën e dytë ndërruam diçka dhe në fillim m'u duk mirë. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm, më vjen shumë keq. Është një humbje që vret, por nuk mund të them që gjithçka ishte keq sot, të mësojmë shumë nga kjo ndeshje", tha Brdaric.

Nga ana tjetër, Ernest Gjoka i Skënderbeut tha se merkato e janarit i ka dhënë një dorë të tijve.

"Edhe pse bëmë gabim te goli i barazimit të Vllaznisë, por e zgjidhëm me shumë besim dhe forcë. Për të rrezikuar, ne nuk kemi çfarë humbim. Ishte thjeshtë një sakrificë dhe risku që morëm përsipër.

Kur Vllaznia u fut me dy sulmues lart, ne bëmë të njëjtën gjë, duke dalë sipër me dy sulmues. Që nga janari, skuadra sillet ndryshe, pavarësisht pikëve. Ardhja e lojtarëve si Estrela apo Lucinho, gjithçka ka qenë ndryshe.

Njëri vjen me 48 ndeshje mes Superligës portugeze dhe Ligës së Parë, Lucinho nga Finlanda. I kanë shtuar atë që mungonte Skënderbeut. Të gjithë thonin që Skënderbeu luante mirë, por kishte vetëm një Rashicë", tha Gjoka.


Lajmi kryesor:

Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?