Pjese e ekspozites, gravura ku pasqyrohet vdekja e Skenderbeut

‘Skënderbeu’ i ekspozuar në Muze, 555-vjetori i vonuar i vdekjes së Heroit Kombëtar, Koçi: Figura e tij, e gjallë në ndërgjegjen e popullit

7 Shkurt 2023, 15:52| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 22:15

  • Share

Ndonëse e vonuar në kohë, nga 17 janari kur duhet të përkujtohej (për shkak të shpërndarjes së buxheteve) ekspozita dedikuar 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, u çel sot në Muzeun Historik. Tri kuratorët, studiuesët Dorian Koçi, Ajten Toptani e Ardian Pojani, sollën Gjergj Kastriotin si kalorës të lirisë së shqiptarëve, përmes faksimileve, gravurave, librave  të autorëve të ndryshëm dhe portreteve, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese arbërore.

“Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte nga mbretërit dhe princat europianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria e tyre ushtarake, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Figura e Skënderbeut mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i luftës me fitore legjendare dhe u bë simbol krenarie. Po ashtu, ai ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit, të cilët kanë nxjerrë mësime nga përvoja e tij luftarake, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj”, u shpreh drejtori i Muzeut Dorian Koçi, gjatë fjalës së tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?