KORÇË - Skënderbeu i futbollit kërkon pikë pasi pas javës së 22-të e gjen veten në vendin e fundit të renditjes. "Ujqërit e Dëborës" kanë bërë edhe disa lëvizje dalëse, duke konfirmuar largimet e Henrik Nerguti dhe Etienne Tare.
Një dy fazat e para të sezonit, futbollistët nuk kanë arritur të bindin stafin dhe për këtë arsye drejtuesit i kanë lënë të lirë. Korçarët po përballen me vështirësi të mëdha këtë sezon.
Skuadra juglindore renditet në vendin e fundit dhe shihet si më e rrezikuara për të rënë në Kategorinë e Parë.
Sa i përket Tares, ky i fundit është pjesë e Dukagjinit që nga 17 janari dhe dje është konfirmuar si i larguar nga klubi korçar.