Në orën 14:00 janë zhvilluar tre ndeshje të Superligës të vlefshme për javën e 24 ku ajo që më së shumti ra në sy ishte fitorja e Skënderbeut në transfertë kundër Vllaznisë. Në Loro Boriçi ndeshja po shkonte drejt fundit kur në minutën e 93 sulmuesi Krasniqi shtangu vendasit teksa realizoi golin e fitores. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për të besuarit e Ilir Dajës pasi një javë më parë mposhtën 3-2 Teutën në shtëpi.
Ndërkohë në Ballsh Flamurtari ka surprizuar duke marrë një barazim pa gola kundër Bylisit. Vendasit patën shansin e artë ta fitonin këtë takim në minutën e 34 kur portieri Hidi nga pika e bardhë e penalltisë nuk u tregua i saktë.
Sakaq në Gjirokastër Laçi ka marrë një fitore me shifrat 0-2 kundër Luftëtarit. Golat për kurbinasit i realizuan Nuaubueze dhe Xixha. Theksojmë se kjo javë nisi ditën e premte me derbin Tirana-Partizani që u fitua me shifrat 5-1 nga bardheblutë.