'Skënderbeu nuk dorëzohet', Gega: Do rikuperojmë pikë në ndeshjet direkte

21 Mars 2022, 13:09| Përditesimi: 21 Mars 2022, 14:08

  • Share

Nën drejtimin e Skënder Gegës, Skënderbeu i Korçës që e sheh si shpëtimtar trajnerin, ka marrë pikën e dytë në dy ndeshje radhazi, pasi ka barazuar 1-1 me Kukësin. Në fund pati pak zhgënjim, pasi të Skënderbeu që renditet i fundit dhe Lufton për mbijetesë, kishte bindjen se kundër Kukësit meritonin fitoren.

“Unë jam sefte këtu dhe mundohem ti marr gjithsecilit maksimumin. Situata s’ka qenë e mirë përveç klasifikimit sepse ekipet që ndjekim ne ka bërë dy fitore gjatë javës,”-tha Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Korçarët janë 9 pikë larg zonës së sigurisë për të mbijetuar kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje kampionat, por sipas Gegës nuk ka vend për pesimizëm.

“Nuk ka asgjë për të dorëzuar sepse janë edhe 10 ndeshje. Do lujmë direkt me ekipet që janë pak para nesh dhe do mundohemi të marrim maksimumin,”-deklaroi Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Sfida e radhës për Skënderbeun do te jetë me 2 prill kundër Teutës në transfertë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?