Skënderbeu prezanton Memellin, trajneri: Duhet edhe fat për t'i shpëtuar rënies (VIDEO)

3 Shkurt 2021, 15:59| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 16:03

  • Share

Pas shkarkimit të Julian Ahmatajt Skënderbeu ka prezantuar sot trajnerin e ri që do të jetë Migen Memelli. Ish-futbollisti i korçarëve ka për detyrë të largojë ekipin nga vendi i fundit, ndërsa në prezantim thotë se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për situatën ku ndodhen.

“Është një sfidë e rëndësishme dhe ç’ka është më e rëndësishme akoma është se duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për situatën. Kam shumë besim te skuadra dhe me një punë të palodhur dhe përkushtim do ecim përpara,”-deklaroi ai.

Më tej Memelli deklaron se objektivi është t’i marin ndeshjet njëra pas tjetrës, ndërsa në këtë aventurë kërkon edhe fat.

“Ajo ç’ka unë kam premtuar është, jo vetëm për stafin, presidentin dhe tifozët korçar, një punë të palodhur dhe përkushtim. Ju e dini shumë mirë se te kjo punë duhet të kesh edhe pa fat. Objektivi për mua është çdo ndeshje e radhës. Marja e maksimumit dhe dalja sa më shpejt nga zona e ftohtë,”- u shpreh Memelli.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?