Ivan Djantou gjatë prezantimit në Korçë

Skënderbeu shet sulmuesin në Danimarkë

22 Maj, 14:33| Përditesimi: 22 Maj, 14:34

  • Share

KORÇË - Skënderbeu i ka shtuar arkave të klubit edhe 200 mijë euro. Gjithçka vjen nga shitja e sulmuesit Ivan Djantou te danezët e Sonderjyske. Kamerunasi 22-vjeçar do jetë pjesë e bardhekuqve edhe në finalen e vogël me Vllazninë më 24 maj dhe më pas do 'paketojë rrobat' për të udhëtuar drejt Danimarkës.

Sonderjyske ia doli që të ngjitet në elitën e futbollit danez dhe nuk kanë humbur kohë, por po afrojnë elementë të talentuar në ekip. Ivan Djantou u bashkua me Skënderbeun vetëm në tetorin 2023 dhe në 19 ndeshja ka shënuar 1 gol dhe tre asistime, por kjo nuk e ka penguar klubin danez që të ofrojë 200 mijë euro për ta blerë nga korçarët.

Meritë për këtë lëvizje ka drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, që pasi siguroi kalimin e Franklin te Astana për 600 mijë euro, shton të ardhura të tjera në klub.

Vendi i katërt në sezonin e rregullt të Superligës dhe një ekip i mbushur me elementë të talentuar ka bërë që korçarët të jenë një "market" për klubet e huaja, pasi edhe për Liçon dhe Rashicën ka interes nga klubet bullgare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?