Violinisti luan në Californi

Bota

Skenë që kujtoi ‘Titanikun’, burri luan me violinë teksa vendi digjet dhe banorët e evakuuar largohen për shpëtim

2 Shtator 2021, 11:35| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 11:38

  • Share

SHBA- Zjarret e egra shkatërruan Kaliforninë dhe banorët u detyruan të linin shtëpitë e tyre. Ndërsa zjarri u afrua më pranë zonave të populluara dhe rrugët u bllokuan nga makinat,performanca e violinës së një njeriu në sfondin e qiellit portokalli të mbushur me tym është bërë virale.

Gjithçka kujtonte skenën e Titanikut, kur grupi muzikor luante një melodi të ngrohtë dhe anija fundosej.

Duke qëndruar jashtë automjetit të tij të verdhë, Smothers luajti me violinën e tij në rrugën e bllokuar nga automjetet pas evakuimit të tyre evakuimit drejt lindjes në Autostradën 50, raportoi SF Chronical .

Videoja është regjistruar nga një udhëtar i cili ndodhej aty, në pritje si të gjithë tjerët.

Momenti emocionues u publikua në rrjetin social dhe u bë viral.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?