Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj. Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse, thotë se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.
“Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi
Xh.D/ReportTv.al