Skerdi Tase

Kronikë

Skerdi Tase: Viron Tavanxhiu më premtoi një hyrje dhe para për vrasjen e Agim Boriçit! Edhe Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi për ta eliminuar

15 Korrik, 11:51| Përditesimi: 15 Korrik, 12:22

  • Share

1752572994_skerditase.jpeg

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase dëshmoi në GJKKO për vrasjen e Agim Boriçit në Fier. Ai thotë se Viron Tavanxhiu i kishte kërkuar si nder që të kryente vrasjen, ndërkohë që bën me dije se për eliminimin e këtij personi, Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi edhe nga Renato Çami. Sipas tij, për këtë vrasje Vironi i kishte premtuar një hyrje në Fier dhe para.

“Mora vesh që Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çamin për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi ma kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha e bëj për nder të Vironit se ishin shokë. Nga ai mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Ma konfirmoi Henriku gjatë kohës që rrija me të, më thotë më fal se po marr informacione, mbante kontakte. Kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur."

Ai thotë gjithashtu se Henrik Hoxhaj edhe donte ta ‘testonte’ atë nëse ishte i aftë të kryenin vrasje para se të qëllinin ndaj Agim Boriçit.

"Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër. E kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë. “


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?