GJKKO

Kronikë

Skerdi Tase në GJKKO: Viron Tavanxhiu më tregonte se merrej me atentate, kërkohej për një vrasje në Itali! Nuk ruhej se e njoftonin nga policia

15 Korrik, 11:41| Përditesimi: 15 Korrik, 12:17

  • Share

1750315182_gjkko.webp

Skerdi Tase, në dëshminë e tij në GJKKO, tregon detaje për Viron Tavanxhiun, i cili gjatë kohës së atentatit ndaj Aredin Beharit në vitin 2017, për një vrasje në Itali. Ai thotë se edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej shumë, për shkak se kishte kontakte në polici.  

Ai thotë se në fillim nuk e dinte se porositës i atentatit ndaj Beharit ishte Albert Pashaj. Pas atentatit, ai thotë se kishte debatuar me Henrik Hoxhajn, me të cilin do kryente vrasjen. 

“Kam punuar banakier në një lokal në Fier dhe pas kam punuar edhe teknik në televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha ishin banakierë e kamarierë. Ishte edhe Armando Mita prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie jam rritur. Pas atentatit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici. Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot.

Quhej Albert Pashaj, me sa mësuam më vonë se në atë kohë s’e dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte. Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikun, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit, të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi.

Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.“, tregon Tase.


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’, Tase dëshmon për atentatin ndaj Aredin Beharit: E qëlluam në lokal, u ul poshtë tavolinës! Edhe Gim Boriçi shpëtoi se më ngeci kallashi


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?