Skerdjan Dhuli nuk i beson shumë shifrave të INSTAT që e kanë nxjerrë vendin tonë me 2.4 milion banorë. Ai shprehet se sheh rënie të popullësisë në qytete dhe fshatra sidomos në qarkun e Vlorës.
'Ajo që shoh në terren, përtej shifrave. Shoh vazhdimisht një rënie të popullësisë. Fshatrat janë çdo vit 10% më pak. Supozojmë se shifra është e pakundërshtueshme. Shoqëria po shkon drejt plakjes. Bie numri i lindjeve. Fakti që kemi në statistika kemi më pak lindje se viti paraardhës, tregon se popullësia ishte në rënie. Kam firmosur peticionin e Kreshnikut në vitin 2011, për deklarimin etnik. Është e vërtetë ajo që bie nga popullsia bie në sytë e investitorëve. Oligarkët kërkojnë të importohet krah pune. Tregon se largimi i rinisë është i pashmangshëm për tu mohuar. Në 2017 në qarkun e Vlorës kishte 105 mijë vota, në 2021 100 mijë. Kemi rënie. Nuk mund ta marr a priori numrin 2.4. në momentin që mbyllej matja, Kosova e publikoi në kohë rekord. Pse u zgjat publikimi?', thotë Dhuli.
Lajmi kryesor:
'Repolitix'/ Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar! Largon investimet e huaja! Qesharak kur nxjerrin shqiptarët 90% më fetar se Itali dhe Gjermania
G.K//ReportTv.al