Ski/ Të shtunën nis Botërori, Shqipëria përfaqësohet me Colturi-n! Presidenti Toçi: Objektivi të jemi te 15 më të mirët e botës

27 Tetor 2023, 12:48| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 13:26

  • Share

Të shtunën në Solden të Austrisë do të nisë kampionati Botëror i skive ku Shqipëria përfaqësohet me 16-vjeçaren Lara Colturi. Sezonin e kaluar ajo u bë e para skiatore e cila sjell pikë për Shqipërinë në një kampionat Botëror, ndërsa këtë herë objektivat janë më të larta.

“Ambicia jonë në këtë kampionat është që Lara të ulë pikët dhe jo vetëm kaq, por të renditet te 15 skiatoret më të mira në botë,”-u shpreh Elvis Toçi, president i federatës së skive.

Botërori i skive është me sistem pikësh njëjtë si Formula 1, ndërsa në program janë 45 gara në dy kontinente të ndryshme.

“Është një event i jashtëzakonshëm në botën e skive, por edhe një event shumë i madh për marketingun e Shqipërisë përveç rezultateve që do ketë Lara në këtë kampionat,”-tha Elvis Toçi, president i federatës së skive.

Sa i takon garës së nesërme në Austri për Lara Colturi-n do jetë e vështirë pjesëmarrja, pasi 16-vjeçarja vjen pas një dëmtimi të rëndë në ligament.

“Doktorët akoma nuk kanë dhënë miratimin për pjesmarrjen në garën hapëse të Botërorit. Jemi në ato emocionet që ka çdo federatë, pasi dëshira jonë është të marrë pjesë por shëndeti i sportistes është e para. Siç e patë edhe me Brojën në futboll ka të njëjtën diagnozë. Një përshpejtim për të marrë pjesë mund të na shkaktojë dëmë të parikuperueshme,”-deklaroi Elvis Toçi, president i federatës së skive.

Gara e dytë e Botërorit të skive do jetë në Zvicër me 11 nëntor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?