TIRANË- Siguria e lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk i ka "penguar" disa hajdutë që të bastisin zyrën e OSHEE-së të kujdesit për klientin, shumë pranë organit të akuzës.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili ka hapur derën me kaçavidë dhe mori 2 000 lekë.
Report Tv mëson se janë vjedhur edhe disa kompjuterë, kjo pasi aty nuk ka pasur para se bëhet fjalë për një zyrë që pret ankesat e qytetarëve dhe nuk bëhen pagesa.
Aktualisht po vijon puna e uniformave blu për zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin edhe ngjarjen.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të grabitjes së zyrës së OSHEE-së në Tiranë. Ai ka arritur të marrë 2 000 lekë, pasi hapën derën me kaçavidë.
"Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.