Foto ilustruese

'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik

9 Tetor, 22:52| Përditesimi: 9 Tetor, 22:56

  • Share

PESCARA- Karabinierët e Pescara-s në Itali, arrestuan një shqiptar të kapur në flagrancë për kryerjen e krimit të mashtrimit kompjuterik, kundërshtimit me forcë dhe përvetësimit të mallrave të vjedhura.

Aksioni u krye ditën e djeshme (8 Tetor), kurse denoncimi u bë nga një qytetar, të cilit iu vodh portofoli me disa kartëmonedha dhe një kartë ATM, që e kishte lënë brenda makinës së tij, e parkuar në “Viale Marconi”.

Ishin njoftimet në telefon që alarmuan qytetarin për tërheqje të vazhdueshme nga bankomati me ATM, edhe pse ai nuk kishte kryer veprime. Pas analizimit të të dhënave u bë edhe zbulimi i të dyshuarit, që rezultoi se ishte shtetas shqiptar, rezident në vendin fqinj.

Sipas raportimit të mediave, i dyshuari ndiqte një strategji blerjeje me profile të ulëta në dyqane të vogla, ku nuk kërkohej kodi PIN. Verifikimi nga kamerat e sigurisë zbuloi autorin 30-vjeçar.

Dhe gjithashtu rezultoi i skeduar nga policia italiane më parë. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën edhe shumë dokumente identifikimi që i përkisnin personave të tjerë, duke ngritur dyshime të forta për një rrjet të mashtrimit kompjuterik të organizuar, me skemë të qartë falsifikimi, shkruan "Abruzzoweb". Gjithashtu karta bankomati dhe karta “Postepay”.

Gjatë aksionit, 30-vjeçari, emri i të cilit nuk u publikua, bëri rezistencë ndaj policisë, por u dërgua në paraburgimin e Peskarës, në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?