Mauro Bergoglio, infermier në Argjentinë, një nga nipërit e Papa Françeskut, kishte treguar në një intervistë për televizionin argjentinas A24 se nuk kishte mundësi financiare për të përballuar biletën e avionit për të udhëtuar drejt Romës, ku do të merrte pjesë në funeralin e xhaxhait të tij.
Pas transmetimit të intervistës, pronarja e një agjencie udhëtimesh vendosi t’i dhurojë atij dhe bashkëshortes së tij udhëtimin drejt Italisë.
Lajmi, i publikuar nga mediat argjentinase, është bërë viral.
Komente
