Edinburgu është bërë kryeqyteti i parë evropian që angazhohet për një zhvendosje drejt dietave me bazë bimore duke hequr kështu mishin.
Këshilli i qytetit ka miratuar një traktatë të bazuar në ushqime bimore, i cili kërkon një lëvizje drejt dietave me më pak konsum të mishit dhe produkteve të qumështit.
Traktati ka bërë këtë zgjedhje për të ndikuar në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe kreu i këshillit është zotuar t'i shkruajë Ministrit të Parë duke kërkuar që qeveria skoceze të ndjekë shembullin.
Këshilltari skocez i Gjelbër Steve Burgess prezantoi iniciativën në këshill marsin e kaluar dhe u ra dakord që do të krijohej një vlerësim i ndikimit.
Raporti pranon se burimet ushqimore të pasura me proteina bimore dhe të ulëta në mish dhe qumësht janë zgjidhje e mundshme dhe për rrjedhojë, zhvendosja e konsumit drejt dietave me bazë bimore ka një potencial të madh zbutës".
“Në përgjithësi, shkenca është e qartë, konsumi i mishit dhe qumështit duhet të reduktohet për të arritur objektivat klimatike”, shton raporti i ndikimit, publikuar nga mediat e huaja.