SKOCI-Një shqiptar pervers është dënuar me 1 vit burg pasi keqtrajtoi seksualisht një vajzë në një klub nate.
Edison Bala gjithashtu u fut në regjistrin e shkelësve seksualë për 10 vite, pas rastit në klubin e natës në Downtown në maj të vitit 2018.
Sipas medias së huaj, viktima është shprehur se ka tentuar të kryejë vetvrasje pas gjendjes së rëndë psikologjike.
23-vjeçarja goditi veten me një thikë kuzhine në stomak.
Vuajtja e saj nuk mbaroi kur ajo u përball me frikën nga miqtë e 29-vjeçarit, ndërsa jepte provat.
Komento
Na felliqen mortjet e bajgave mortje!
Përgjigju