Një hetim për vrasje ka nisur pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël të Falkirk, në verilindje të Glasgows në Skoci.
Amy Rose Wilson 27 vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson, u plagos pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua. Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi pasi po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga.
Media britanike shkruan se pas aksidentit që i mori jetën 27 vjeçares nënë e një djali të mitur është pista e kërcënime nga një bandë shqiptarësh që merret me drogë. Sipas burimeve të cituara nga tabloidi theSun dyshohet se çifti u kishte borxhe.
Tashmë policia e Skocisë ka nisur hetimet për vrasje dhe po punon për identifikimin e personave që ndodheshin në makinë.
Pak javë para aksidentit fatal ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor dhe madje kishin filmuar momentin.
Të shtunën, ata thuhet se po ndiqeshin nga pas nga një Mercedes C – class ku sipas medias britanike udhëtonin 2 shqiptarë.
Policia gjithashtu kërkon ndihmë për të zbuluar dhe pamje filmike që mund të kenë regjistruar kamerat e sigurisë për të zbuluar se kush ishin pasagjerët e Mercedes C-Class të zi.