Çantat e shkollës apo qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe jo me shpinën drejt, ndikon në deformimin e shtyllës kurrizore te fëmijët, siç njihet, skolioza. Për ta diagnositifikuar në kohë e për të frenuar pasojat e rënda, Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur një program kombëtar me fokus tek depistimi i skoliozës tek fëmijët e moshës 6-10 vjeç:
“Programi i depistimit të skoliozës në shkolla është një element kyç për shëndetin e fëmijëve tanë. Ky program është një vlerë e shtuar për fëmijët tanë, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një jetë të shëndetshme”.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se qeveria është e angazhuar për krijimin e kushteve sa më të mira shëndetësore dhe edukative për brezin e ri. "
“Me iniciativa të tilla ne po hedhim themelet për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë”
Deklaratat, ministrja i bëri nga Qendra Shëndetësorë në Thumanë ku njoftoi ngritjen e një kabineti të ri fizioterapie brenda saj dedikuar për trajtimin e traumave sportive. Ky model do të pilotohet fillimisht në Thumanë, me synim shtrirjen edhe në qytete të tjera.