Receta

Skordhalia, salcë greke me patate dhe hudhër nga zonja Albana

13 Mars, 11:42| Përditesimi: 13 Mars, 11:46

  • Share

Skordhalia, salcë greke me patate dhe hudhër

Përbërësit:

  • 4 patate të ziera
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • ½ gotë vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull të bardhë /lëng limoni
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Shtypim hudhrën me pak kripë derisa të bëhet pure. Shtojmë patatet e ziera të shtypura dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene. Duke e përzier vazhdimisht, shtojmë vajin e ullirit pak nga pak, në mënyrë që të emulgohet si majoneza. Shtojmë uthullën ose lëngun e limonit dhe e përziejmë mirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?