Skrapar/ Iu gjet në banesë 6.4 kg kanabis dhe 1 armë zjarri, në pranga 33-vjeçari (EMRI)

18 Tetor, 15:12| Përditesimi: 18 Tetor, 15:39

  • Share

Skrapar-Një 33 vjeçar nga fshati Mollas i Skraparit është arrestuar në flagrancë pasi në banesë policia gjeti 6.4 kg kanabis gati për shitje, 1 armë zjarri me me krehër dhe fishekë.

I arrestuari është identifikuar si Leontjedh Methoxha.

Pas kontrolleve të kryera nga blutë u sekuestrua lënda narkotike, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua Mollas

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar "Mollas".

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg kanabis sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zalo: 20/10/2024 06:15

    6.4 kg ??? Disa muaj hetim "pordheaktiv" dhe me methoda speciale. De de!! Paskesh qene ne "kuader" te tempullit ne Tirane. Dhe "gati per shitje" ne treg?? Jo, ne shpi!!! Ueeee. Ca vite me pare vellai i Beso Takvanit u kap me 2 ton kanabis rruges per Port Durres e tutje Itali. Nga Rama deri poshte pu bene cope dhe nga ish Krimet e Renda ia rrasen Durresit e keta, nen vijen e Don Laze Rames, e nxorren per transport nderqytetas. Ama kete te Mollasit, papapapa ca do ti bejne apo nuk paskesh ene nje pushke me fisheke!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?