Komisariati i Skraparit

Skrapar/ Pas dehjes në lokal 2 vëllezërit rrihen mes tyre dhe gënjejnë Policinë gjatë shoqërimit, merren nën akuzë (EMRAT)

25 Gusht, 13:13| Përditesimi: 25 Gusht, 13:15

  • Share

Skrapar- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrethin e Skraparit, ku protagonistë janë dy vëllezër.

Fillimisht policia vendore mori njoftimin për konfliktin e dy personave që janë përleshur dhe rrahur mes tyre.

Pas nisjes së hetimeve dhe shoqërimit, të dyshuarit Arjan dhe Andrea Ajasllari, 58 dhe 48 vjeç, u morën në pyetje dhe rezulton se kanë dhënë deklarim të rremë.

Policia zbuloi se vëllezërit Ajasllari fillimisht kanë qenë së bashku në lokalin e zonës ku kanë pirë dhe më tej në gjendje të dehur kanë nisur të shahen dhe ofendohen me motive të dobëta, duke e denigruar situatën në goditje me grushte dhe shkelma.

Komisariati i Policisë Skrapar konfirmoi se pas veprimeve paraprake, referoi materialet në Prokurori në gjendje të lirë për “dëshmi të rremë para oficerëve gjyqësorë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 25/08/2024 13:19

    Nuk ish degjuar kjo cudi e policise. Si duket ndonje shef i ri ka dash me ba namin. Kane kapur dy vellezer te dehur dhe i akuzojne per deklarim te rreme???? Po ata jane te dehur-kupto pika kontrollon ata e jo e kunderta. Hajde polici injorante hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?