Gugash Magani dhe kryebashkiakja Sefa

'Skuadër pretendente', Lushnja prezanton trajnerin e ri: Shkollë futbolli, jemi për Superligë

8 Qershor 2023, 13:40
  • Share

Gugash Magani është trajneri i ri i Lushnjës në Kategorinë e Parë. Kontrata e teknikut me lagunarët është 1+1 vit, nëse palët bien dakord. Duket se objektivi i trajnerit dhe klubit përputhen, për të ngjitur ekipin në elitën e futbollit. 58-vjeçari më herët ka drejtuar ekipe si Shkumbini, Flamurtari, Besa, Teuta, Tirana, Trepça dhe Egnatia.

"Gugash Magani do të jetë në krye të stafit teknik të ekipit të Lushnjës për sezonin e ri  futbollistik. Besojmë se Magani është zgjedhja e duhur për të ndërtuar një skuadër pretendente sikurse i takon traditës së ekipit tonë", njofton kryebashkiakja Eriselda Sefa.

Pas firmës në kontratë, peqinasi Magani tha se objektivi i tij është të rikthejë skuadrën në Superligë. Ai zbuloi se kjo është hera e tretë që kontaktohet nga lagunarët.

"Kontrata është 1+1, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër nëse të dyja palët janë të kënaqura me punën e bërë. Më kishin kontaktuar dhe dy herë të tjerë më parë nga Lushnja, por për arsye objektive nuk kam ardhur. Kjo ishte hera e tretë dhe unë pranova, është shumë vlerësim për mua. Lushnja është si ekipet e Superiores, ka shkollë futbolli, ndihem mirë. Do të bëjmë një merkato të kujdesshme, për ta përforcuar më shumë ekipin. Lushnja ka qenë për mbijetesë në këto kohët e fundit. Po të ishte për mbijetesë, nuk do të kisha ardhur fare këtu. Nuk është në karakterin tim, por as në fanellën e Lushnjes që të luftojë për mbijetesë. Duhet që të dalim në një nga katër vendet e para, pra ose direkt për Superiore ose të paktën në play-off, kjo është e realizueshme”, tha Magani.

Gugash Magani  

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?