Xhuliano Skuka

Skuadra e Serie A nuk dorëzohet, ofertë për Xhuliano Skukën! Partizani në mëdyshje

31 Dhjetor 2022, 13:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 13:30

  • Share

Hellas Verona është pas Xhuliano Skukës. Klubi i Serie A kërkon me ngulm që në merkaton e janarit të afrojë në ekip sulmuesin e Partizanit, me drejtuesit e "Demave" që janë në mëdyshje dhe kanë refuzuar ofertën e parë. Panorama Sport bën me dije se në derbin e fundit kundër Tiranës, në stadiumin "Air Albania" ishte Dritan Dervishi, skauti i italianëve së bashku me drejtorin sportiv të Hellas.

Prej kohësh Verona ndjek me vëmendjen Skukën, teksa edhe pasaporta e tij franceze është një bonus më shumë për klubin e Serie A. 500 mijë euro është vlera në treg e Skukës sipas "transfermarkt", me Partizanin që e sheh si pjesë të rëndësishme të ekipit.

24-vjeçari nga Dibra po shkëlqen këtë sezon duke luajtur 15 ndeshje dhe shënuar 10 gola në Superligë. Me kontratë deri në 2025, duket se presidenti Gaz Demi nuk është tunduar nga oferta e italianëve, duke kërkuar më shumë për të lënë të lirë një nga xhevahirët e ekipit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?