Lojtarët e Tiranës pasi u është bërë tamponi kanë rezultuar të gjithë negativ me covid 19. Tamponi u është bërë sot në stadiumin "Selman Stermasi", pas ndeshjes që ata zhvilluan me Bylisin. Kjo pasi 24 orë para ndeshjes një lojtar i Bylisit rezultoi pozitiv me covid-19.
Në njoftimin e klubit Tirana thuhet se "Fatmirësisht asnjë futbollist dhe pjesëtar i stafit bardheblu nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe gëzon shëndet të plotë. Skuadra ka marrë konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale dhe udhëtuar sot drejt Gjirokastrës për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit".
Ditën e nesërme Tirana do të zhvillojë ndeshjen me luftëtarin.