Skualifikimi i Rusmajlit nga PD për KQZ-në e Re, Topalli: Skandali i Bashës, voton ministrin e Ramës dhe rrëzon zv.kryeministrin e tij

7 Tetor 2020, 20:14| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 20:30

  • Share

Jozefina Topalli ka reaguar për skualifikimin e Ilir Rusmajlit si kryetar i KQZ-së së re nga PD, duke e cilësuar këtë si një skandal të Bashës dhe marrëveshje të fshehtë që ai ka bërë me Ramës duke votuar emrat e tij. Sipas Topallit, në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e Partisë Demokratike, Ilir Rusmajlin, të cilin Topalli e vlerëson si një njohës të mirë të zgjedhjeve dhe Kushtetutës.

"Para dy ditësh në Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames). Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi  me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie. Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marrëveshjen e 2017 kur Lulzim Basha detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte  nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesht  shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta", shkruan Topalli.

Ilir Rusmajli erdhi si propozim i PS-së, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se ishte në kuadër të frymës së bashkëpunimit, por që opozita e refuzoi përmes përfaqësuesit Oerd Bylykbashit. Siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët, ky vendim vjen si hakmarrje e ish- kryeministrit Sali Berisha për të gjitha herët kur Rusmajli i ka dalë kundër, që nga bllokimi i përgjimeve, pasuritë, Gërdeci tek ekstradimi i Izet Haxhisë. Në krye të KQZ-së së re është zgjedhur Ilirjan Celibashi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?