Makina Hitech

Skuderia britanike aplikon për regjistrimin në Formula 1

28 Qershor 2023, 10:50
  • Share

Hitech, kompania britanike që merret me prodhimin e makinave ka bërë kërkesë zyrtare që të jetë pjesë e Formula 1 prej vitit 2026, atëherë kur ndryshojnë edhe politikat e regjistrimit të miratuara nga FIA. Me seli në Silverstone, Hitech aktualisht është pjesë e garave në Formula 2, 3 dhe 4.fia

Gjithçka u bë e mundur pasi pronarët e kësaj kompanie, Hitech Golbal Holdings Limited, shitën 25% të aksioneve të tyre te biznesmeni kazak Vladimir Kim. Hyrja e një investitori të ri bëri të mundur që Hitech të ketë burimet e duhura financiare për të garuar në një kampionat si Formula 1.

“Ne synojmë të jemi protagonist në Formula, pasi motor-sporti është një industri e rëndësishme dhe me shumë interes për ne. Kemi mjaft përvojë në sport dhe shpresojmë të jemi të suksesshëm edhe në Formula 1”, u shpreh Oliver Oakes, një prej drejtuesve të Hitech.

FIA është aktualisht duke shqyrtuar kërkesën e mbërritur nga skuadra britanike, ndërkohë që e interesuar për të hyrë në Formula 1 është edhe Andretti, që do të nisë një bashkëpunim me Cadillac.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?