Skulptori Arben Bajo

Skulptori Arben Bajo pozitiv me COVID-19, në gjendje të rëndë për jetën! Apeli artistëve: Ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ

8 Gusht 2020, 14:27| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 15:18

  • Share

Skulptori Arben Bajo është në gjendje të rëndë për jetën. Ai është i intubuar në spitalin Infektiv. Kolegët artistë si Ardian Isufi, Ilir Butka, Vladimir Myrtezai, Merita Selimi, Ilirian Shima dhe studentët e tij bëjnë apel përmes postimeve të rrjete sociale, se ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, nga dikush që ka kaluar virusin korona.

Bajo prej ditësh është duke "luftuar" me virusin e rrezikshëm, por ditët e fundit gjendja e tij është shumë kritike.

53-vjeccari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.

Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?