Statuja e Dua Lipës

Skulptori Ilmi Kasemi realizon statujën e Dua Lipës: Duan ta përvetësojne fqinjët ballkanikë, e bëra nga inati

6 Janar 2022, 23:49| Përditesimi: 7 Janar 2022, 20:06

  • Share

Disa pretendime se Dua Lipa nuk është shqiptare kanë nxitur skulptorin e mirënjohur, Ilmi Kasemin që ndërmjet artit të tij ‘të revoltohet’. I tronditur nga ajo që artisti e quan ‘avazin e melodisë së vjedhjes etnike’ ai tregon sesi i është kthyer punimit të tij disa herë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook Kasemi ndan me ne veprën e Dua Lipës të gdhendur në mënyrë perfekte e shkruan në një formë mjaft nacionaliste sesi priste agimin për t’i vërtetuar ‘kundërshtarëve’ ballkanikë absurditetin me pretendimet e tyre boshe.

'Hartat e tokave mund t'i bëjnë si të duan, me ngjyrat që duan, ti botojnë në libra e të llafosim si tu dojë qejfi nëpër sallonet dhipllomatike, por gjakun e shqiptarëve nuk e bëjnë dot ujë.
Mezi prita të zbardhte dita, që të paktën t'a sillja skulpturën në gjendje zgjimi, për të shkuar në betejën e rradhës, me kundërshtarët absurd të paranojës balkanike.
E kisha nisur ditë më parë, pavarësisht nga lajmi i kobshëm, ndryshe fare nga ky kompozim i sotëm, po ndërtoja këngëtaren e famës botërore.
Isha i mbingopur nga fotografitë dhe videot. Nuk dija ku të ndalesha për më mirë.Por sot bëra mirë që ndala tek plisi, xhamadani vija vija, këpucët e veshura ndër mote nga nënat, gjyshet e stërgjyshet e Dua Lipës. E transformova, nga që më duhej Dua,jo vetëm si këngëtarja edhe pse prej frymës së modernitetit të pamjes së saj, ruajta përmbajtjen e personazhit.
Natyrisht edhe tiparet fizionomike, por më tepër më duhej fryma jonë. Fryma e një "shqiponje" në gjest.', shkruan Kasemi. 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?