Artisten nga Berati LLambrini Dëna kësaj here e takojmë në Muzeun Historik Kombëtar. E ftuar për të qenë pjesë e ekspozitës “PranveraArt” skulptorja prezantohet me motivet popullore në staturat e brishta të dy figurave vajzërore. Të veshura me kostume tradicionale të Beratit edhe Zadrimës, dy vajza stemën e shqiponjës dykrenore, simbol i Flamurit të Shqipërisë, që artistja i sjell në qeramikë
“Të gjithë mesazhin e flamurit e bëjnë veç e veç. Ndërsa unë këtu e bëj në frymë më të bashkuar, dy motra, dy shoqe, që s’janë takuar edhe japin mesazhin e simbolit të shqiponjës me duar. Unë jam frymëzuar nga populli nga qytetarët e Shqipërisë, por unë doja të sillja mesazhin, që populli i bashkuar të jetë i bashkuar rreth njëri-tjetrit”, shprehet Dëna.
Gjatë pandemisë Covid-19, artistja ka qenë e aktivizuar përmes ekspozitave online, dhe përmes veprave me zaje dhe qeramikë, ka sjell “Paqen” mes njerëzve.
“Në datë 8 Mars do të hapnim një ekspozitë të përbashkët në Berat, po atë ditë pasi çuam punët na u tha:Stop. Kjo gjë më inspiroi. Në pandemi erdha me mesazhin, që njerëzit të motivoheshin edhe të mos frikësoheshin, aty solla shumë punime, duke inspiruar dashurinë, për veten, shokët edhe natyrën. Punët e mia në pandemi sillnin mesazhin e paqes, të së bukurës, jo të frikës”.
Skulptorja na rrëfen edhe jetën e saj si artiste në Berat, qytetin e 1001 dritareve
“Jeta artistike në Berat është e bukur, sepse ky qytet është 2400-vjeçar. Edhe është një qytet i vizitueshëm, nga njerëzit të cilët mund të vijnë ta shikojnë këtë qytet me një sy tjetër”.
Punimet e artistes janë në terakotë, zaje edhe qeramikë.