Skuqeje e lodhje? Kujdes nga gripi i syrit, mjekët apelojnë pacientët të mos neglizhojnë simptomat! Okulistja: Shenjat shfaqen dy javë pas infektimit

17 Dhjetor 2022, 15:46| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 15:51

  • Share

Nëse shihni se syri ka nisur t’ju skuqet, nuk duhet të mjaftoheni duke ia vënë gishtin lodhjes së ditës, apo qëndrimit të tepërt përpara telefonit. Këtë periudhë është duke qarkulluar gripi i syrit, ndaj mjekët apelojnë që të mos i neglizhoni simptomat.

“Në qoftë se shikojmë, që syri është i skuqur dhe ka sekrecione, sekrecione të ujshme por të trashur dhe ka një gjëndër te veshi, normalisht të paraqitet te mjeku.”- tha okulistja

Mjekja okuliste Norda Burda shprehet se mund te evidentohen mesatarisht deri ne 5 pacientë në ditë, por në krahasim me vitet e mëparshme situata nuk është në përmasa alarmante.

“Këtë vit, ka raste. Ka një muaj, një muaj e gjysmë, dy, që ka filluar të shfaqet gripi i syve, por nuk janë raste siç kanë qenë para dy, tre vitesh . Mund të ketë në ditë 2-3 paciente, 5 pacientë.”- tha ajo.

Mjekët rekomandojnë mjekim dhe vizita te specialistët në kohë pasi ky grip jep komplikacione deri rënda në sy dhe nuk përjashtohet asnjë grup-moshë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?