Bota

‘Sky’ sjell pamjet nga lart, Gaza është kthyer në qytet fantazmë! Gërmadha dhe gjithçka e rrafshuar për kilometra të tëra (VIDEO)

4 Gusht, 18:52| Përditesimi: 4 Gusht, 18:55

  • Share

Lufta në Gaza vijon prej vitit 2023, kur Hamasi ndërmori atë sulm të befasishëm ndaj Izraelit me qindra pengje e të vrarë brenda territorit, kurse kundërpërgjigja e IDF ishte e menjëhershme.

Përveç mijëra viktimave dhe qindra mijëra të plagosurve apo të gjymtuarve dhe miliona të pastrehëve, ka edhe një pamje tjetër të kobshme.

Ajo e një qyteti tërësisht fantazmë, gërmadhë dhe të rrafshuar, ku nuk dallon asgjë vetëm pirgje inertesh.

“SKY TG24” ka sjellë këto pamje rrënqethëse të filmuara nga lartë, duke sfiduar edhe rrezikun për jetën. Nga Jabalia, deri te qyteti i Gazës, qendra, rrethinat, jugu i tij, apo e gjithë zona që ndodhet në kufi me Izraelin.

Për kilometra e kilometra të tëra nuk ka asgjë. Rrugë, parqe, lulishte që nuk ekzistojnë më, poor janë rrafshuar tërësisht.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?