Cristiano Ronaldo ende s’e ka bërë debutimin me klubin e ri të Al Nasrr, por ndërkohë portugezi dhe më shumë se ai, bashkëjetuesja Georgina Rodriguez, duhet të përshtaten me jetesën në Arabinë Saudite, pasi është një vend jo shumë miqësor me vajzat.
Konkretisht atje nuk lejohet bashkëjetesa, pasi Ronaldo dhe Rodriguez nuk janë të martuar. Megjithatë në këtë rast do ketë një përjashtim. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Ronaldo dhe Rodriguez do lejohen të jetojnë së bashku, pasi kjo është negociuar që në fillim.
Gjithsesi për modelen argjentinase do ketë një ndryshim drastik në mënyrën e veshjes. Ajo është udhëzuar që në Arabinë Saudite të vishet modestisht, pa dekolte dhe rroba të shkurtra e të ngushta, pasi nuk lejohet ekspozimi i trupit. Këto rregulla janë demostruar edhe në prezantimin e Ronaldo-s pak ditë më parë ku Georgina dukej e veshur ndryshe nga shumë dalje të zakonshme të saj.
Përsa i përket aspektit sportiv Ronaldo ndeshjen e parë të klubit të ri e përjetoi fillimisht në tribunë. Më pas u pa në palestër teksa festonte fitoren e Al Nasrr kundër Al Taee. Debutimi i tij nuk do vijë as në ndeshjen e rradhës më 14 janar kundër Al Shabab, pasi Ronaldo është pezulluar me 2 ndeshje nga federata angleze për sjelljen antisportive në ndeshjen e fundit me Manchester United. Ky dënim është në fuqi për të gjithë kampionatet ku transferohet lojtari.
Sipas të gjitha gjasave ndeshje e parë e Ronaldos me Al Nassr do jetë më 19 janar në një miqësore kundër Paris SG, që do vërë përballë edhe njëherë portugezi me Lionel Messi-n. Te Al Nasrr Ronaldo është bërë sportisti më i paguar në bote, me gati 200 mln euro në sezon.