Sllovaki, 13 gjyqtarë të arrestuar, dyshohen të përfshirë në vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak

13 Mars 2020, 11:53| Përditesimi: 13 Mars 2020, 11:57

  • Share

Kryeministri sllovak Igor Matoviç, fitues i zgjedhjeve politike të 29 shkurtit, duke se po mban premtimet për një pastrim radikal të sistemit gjyqësorë në vend teksa një valë e paparë arrestimesh ka goditur gjyqësorin e demokracisë së vogël të Europës Qendrore.Trembëdhjetë gjyqtarë të rangut të lartë, duke përfshirë kreun e përkohshëm të Gjykatës Supreme dhe një ish-Nënsekretar të Drejtësisë, janë arrestuar dhe akuzuar për lidhje të dyshuara me mikun oligark të ish kryeministrit Robert Fico, Márian Kocner,  i akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e gazetarit Ján Kuciak dhe partneres së tij Martina Kusnirová, në shkurt të vitit 2018.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e korrupisonit, pengim në hetimet e drejtësisë dhe kontakte me organizata kriminale.

Trembëdhjetë të arrestuarit do të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese sllovake, duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes.

Nuk përjashtohet gjithashtu që të ketë edhe të tjera arrestime.

Detajet e para të hetimit për çështjen Kuciak, të zbuluar nga burime zyrtare dhe media në Sllovaki, janë të frikshme dhe përkeqësojnë akoma më shumë pozicionin e të pandehurit kryesor në procesin në vazhdim, oligarkut Márian Kocner.

Në një telefonatë të përgjuar nga departamentet speciale të hetimit pas vrasjes së gazetarit investigativ u zbulua se oligarku i kishte telefonuar nënsekretares së atëhershme të Drejtësisë Monika Jankovska duke e kërcënuar atë me vdekje, nëse ajo nuk do të bënte gjithçka për të ‘mbuluar’ hetimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?