Sllovaki, sulm ndaj një shkolle fillore! Plagosen disa nxënës, zv/drejtori vdes duke mbrojtur fëmijët

11 Qershor 2020, 15:19| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 15:22

  • Share

Një djalë i ri ka sulmuar dhe goditur me thikë fëmijët dhe stafin e shkollës fillore në Vrutky, në rajonin Martin, në veriperëndim të Sllovakisë.

Sipas policisë, ai është një 22-vjeçar, i cili sulmoi edhe drejtorin e shkollës dhe zëvendësin e tij, i cili vdiq duke mbrojtur fëmijët. Dy fëmijë dhe dy të rritur u plagosën kurse agresori u vra nga policia.

Sipas një dëshmitari, 22 vjeçari sillte në shkollë pije freskuese dhe ushqime me makinën shitëse të shkollës.

"Kur ai donte të hynte në shkollë dera ishte e mbyllur. Pastaj ai rrëzoi derën dhe filloi të godasë me thikë", tha dëshmitari.

Sipas policisë, 22-vjeçari ishte një ish-nxënës i shkollës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?