Sllovaki- Sllovakia bëhet vendi i dytë evropian pas Hungarisë i cili miraton vaksinës Sputnik V kundër COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë Vladimir Lengvarsky, u shpreh se vaksina ruse do të bëhet pjesë e procesit të vaksinimit në qershor.
Sllovakia ka blerë dozat e para të vaksinës Sputnik V në mars, po për shkak të pikëpyetjeve që janë ngritur lidhur me sigurinë e saj, ato u menduar fillimisht të ktheheshin mbrapsht.
Prej asaj kohe Sputnik është vlerësuar nga dy laboratorë të pavarur sllovake, si dhe një laborator i certifikuar në Hungari, nga ku rezultoi se është shumë efektive kundër COVID-19.
Në shkurt të këtij viti revista mjekësore ‘Lancet” publikoi një raport ku vërtetohej se Sputnik V ishte 90% efektive kundër virusit.
Megjithëse Hungaria dhe tani Sllovakia kanë aprovuar për përdorim Sputnik V, Agjencia Evropiane e Barnave, ende nuk i ka dhënë asaj dritën jeshile.
Sllovakia ka në administrim vaksinënë Pfizer, Moderna dhe tani Sputnik V.