Sllovaki/Gjykata shpall të pafajshëm oligarkun e akuzuar për vrasjen e gazetarit investigativ

3 Shtator 2020, 11:59| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 18:19

  • Share

Është shpallur i pafajshëm oligarku Marian Kocner, i akuzuar si urdhërues për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak ndërkohë që një i pandehur tjetër u shpall fajtor. Sipas Gjykatës nuk kishte prova të mjaftyueshme për të dënuar biznesmenin për vrasjen që tronditi vendin dhe rrëzoi qeverinë.

Marian Kocner ishte dyshuar si porositës i vrasjes së Kuciak, gazetarit investigativ i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në 21 Shkurt 2018, së bashku me të fejuarën Martina Kusnirova. 

Kuciak kishte hetuar aktivitetet e paligjshme të kryera nga Kocner dhe lidhjen e këtij të fundit me partinë në pushtet në atë kohë, ‘Smer SD’.

Gjykata gjithashtu shpalli të pafajshëm (për shkak të mungesës së provave) të pandehurin tjetër Akeba Z, edhe ai i dyshuar për përfshirje në organizimin e vrasjeve.

Ndërsa prokurorët kanë të drejtën e apelimit të vendimit, i shpalluri fajtor Mirosllav Marcek pranoi krimin në janar dhe u dënua me 23 vjet burg në prill. Një burrë tjetër u dënua me 15 vjet burg vitin e kaluar për përfshirje në vrasje.

Ndërkohë për vendimin ka reaguar edhe Strazburgu.

"Vendimi i marrë sot nga gjykata sllovake tregon se ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar mosndëshkimin".

Kështu është shprehur Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic.

Vrasja e gazetarit dhe të fejuarës së tij, nxiti reagim në vend dhe mijëra persona protestuan duke detyruar dorëheqjen e qeverisë asokohe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?