Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob

Sllovenia do të njohë shtetin palestinez: Pritet miratimi nga Parlamenti

30 Maj, 16:37| Përditesimi: 30 Maj, 16:44

  • Share

Sllovenia ka njoftuar se do ta njohë shtetin palestinez duke ndjekur shembullin e Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës.

 Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha se qeveria e tij kishte dorëzuar në Parlament propozimin në të cilin deklaron se dëshiron të njohë ekzistencën e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez.

Ndërkohë që edhe Ministrja e Jashtme sllovene, Tania Fajon ka deklaruar se është krenare për këtë vendim të qeverisë.

"Jam krenare që qeveria sllovene ka ndërmarrë këtë hap historik. Izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë t'i rrisin fëmijët e tyre në paqe, siguri dhe prosperitet në shtetet e tyre përkatëse," tha Ministrja e Jashtme sllovene, Tania Fajon.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?