Benjamin Netanyahu

Bota

Sllovenia shpall ‘non grata’ Kryeministrin Netanyahu, i ndalon hyrjen në vend

25 Shtator, 16:59| Përditesimi: 25 Shtator, 17:00

  • Share

Sllovenia ka shpallur ‘non grata’ Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu duke i ndaluar hyrjen në vend.

Vendimi i qeverisë slloveve është një mesazh i qartë në mbështetje të të drejtës ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Vendimi është i lidhur me urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, bëri të ditur zyrtarja e Ministrisë së Jashtme, Neva Grasic.

Sllovenia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian me rreth 2 milionë banorë, e njohu shtetin e Palestinës vitin e kaluar dhe ka qenë ndër kritiket më të zëshme të veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Më herët, Sllovenia kishte ndaluar gjithashtu hyrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich. Po ashtu, vendi ka vendosur një embargo armësh ndaj Izraelit.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, qeveria sllovene theksoi se kjo masë “dërgon një mesazh të qartë për shtetin e Izraelit se Sllovenia pret respekt të vazhdueshëm për vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare”.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?