Sociale

Sllovenia tërhoqi nga tregu specat shqiptare me pesticide, eksperti Pilku: Shkatërrim i bujqësisë shqiptare! Dogana e AKU nuk funksionuan (VIDEO)

8 Shtator, 14:21| Përditesimi: 8 Shtator, 14:27

  • Share

Sllovenia tërhoqi nga tregu i saj specat të eksportuara nga Shqipëria, pasi rezultuan me përmbajtje pesticidesh të rrezikshme. Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku i ftuar në Report Tv thotë se asnjë prej hallkave të kontrollit nuk ka funksionuar, duke theksuar se me këto raste që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, po prishin edhe imazhin e Shqipërisë, por jo vetëm.

“Hallka e fundit që duhet të përdorim është Kodi Penal. Asnjë nga hallkat, nuk na ka funksionuar, doganat që hyjnë pesticide, preparate që nuk lejohen, nuk na ka funksionuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”, theksoi ai.

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti Pilku thotë se hallka kryesore është dogana, por edhe AKU që sipas tij nuk funksionuan. Eksperti shprehet se në dogana lejohet të kalojnë pesticidet kontrabandë dhe kontrolli nga inspektorët e AKU-së është zero.

“Zinxhiri kryesor është dogana. Nuk janë doganierët në rol primar, por Inspektori i AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë në doganë. Është edhe doganieri që s’duhet të lejojë imputet bujqësore në kontrabandë. Këto që shohim në sistemin e RASSF, janë preparate që nuk lejohen, nuk mund të futen në Shqipëri”, tha Pilku.

Më tej, eksperti ndalet edhe tek roli i Farmacive Bujqësore, por edhe tek fermeri. Për këtë të fundit thotë se ai që kërkon preparate të ndaluara. Një ndër shkaktarët se përse produktet e fermerëve shqiptarë përfundojnë të tërhequra nga tregu në vende të tjera për shkak të pesticideve, eksperti Pilku e sheh edhe tek raporti mes farmacive bujqësore dhe fermerëve. Pilku thekson se ata përcjellin metoda agroteknike të ndaluara, pavarësisht se kemi të bëjmë me një prishje të imazhit dhe një shkatërrim ekonomik të bujqësisë shqiptare.

“Hallka e dytë është farmacia bujqësore, a kalojnë në një sitë të një invetnari, kontrolli fizik. Farmacitë, janë ato tregtarët që lancojnë negativisht preparatet e ndaluara. Hallka e tretë është fermeri, sa e kemi ndërgjegjësuar ne fermerin. Kuptohet që kemi të bëjmë me dy autoritete të tjera, drejtoritë e bujqësive, Agjencia e Kontrollit të Blegtorisë dhe Bimëve në Ministri të Bujqësisë dhe të gjitha prefekturat. Te ajo e kryen rolin e saj dhe si mbështetës prapë është AKU-ja.

Është fermeri që e kërkon këtë lloj. Fermerët e vegjël, janë të predispozuar të përdorin helme, kimikate, që janë të ndaluara, por që kryejnë efekte të shpejta që kanë pasoja në produktin e prodhuar. Këtu pastaj janë të gjithë në këtë lloj situate, për mua është mes fermerit dhe farmacisë bujqësore, ata janë shkaktarët kryesorë të kësaj situate, që përcjellin metoda agroteknike të ndaluara, pavarësisht se kemi të bëjmë me një prishje të imazhit dhe një shkatërrim ekonomik të bujqësisë shqiptare”, shprehet Pilku.

Pilku shprehet se vendi ynë ka krijuar imazh negativ në Kroaci.

“Kemi krijuar imazh negativ me eksportet tona në Kroaci, 8% e eksporteve tona, afërisht rreth 34 mln euro, janë në drejtim të Kroacisë. Është një vlerë financiare e lartë dhe ne jemi atje jemi me një risk. Kur kalojnë maunet tona ndizet sinjali i kuq i semaforit, pra që do të thotë duhen marrë mostrat dhe ti bëjmë analizat. Në 8 raste që ne kemi në 10 muajt e fundit, shumica është nga Kroacia”, vijon eksperti.

Sa i takon rolit të eksportuesve, eksperti jep këtë shpjegim.

“Një eksportues për një ngarkesë mund të bashkëpunojë me 20 deri në 30 fermerë. Në testimin e analizave, ti merr në lote të përzgjedhura. Ti nuk analizon dot produktin e 25 fermerëve, ti do marrësh 1 kg produkt dhe ndoshta nga ai lot ti ke produkt cilësor, pa mbetje, ndërkohë që në një kamion prej 22 tonësh, ti mund të kesh një fermer abuzues që bën një dëm kolosal për imazhin e Shqipërisë dhe kompaninë që e eksporton. Një analizë e një produkti kushton 250 euro”, thekson ai.

Në Slloveni, autoritetet e sigurisë ushqimore atje, tërhoqën nga tregu dhe i bënë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë speca të furnizuara nga Shqipëria.  Analizat e kryera më 26 gusht, pasi speci i eksportuar nga Shqipëria ishte nxjerrë në tregun slloven, zbuluan prani të 3 llojeve të rrezikshme të pesticideve. Në sistemin evropian të sigurisë ushqimore, RASFF për këtë rast është dhënë ‘njoftim alarmi’ nga shteti slloven. Edhe gjatë muajit korrik, Sllovenia tërhoqi nga tregu 1 ngarkesë me speca që analizat i nxorën pesticide mbi norma.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maduba: 08/09/2025 18:33

    Dakort me Pilkun. Fermerët sakrifikojne, por nuk kane asnje mbeshtetje per teknologjine, e bien pre e farmacive bujqesore. Edhe inisiativa modeste ne kete drejtim me mbeshteten e projekteve te huaja shihen, ne rastin me te mire) me indiference mga ministria e drejtorite e bujqesise. Fermeret fatkeqesisht jane vetem.

    Përgjigju
  • Noku: 08/09/2025 14:26

    Beni analizat dhe pastaj flisni...jo vetem ne Slloveni, por kudo ne bote ka nje pergjindje gabimi te testet, prandaj duhen bere disa per tu vertetuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?