“Smart City”, ministri Balla: Projekti synon rritjen e sigurisë publike! Shtrihet në 20 qytete

29 Qershor, 14:26| Përditesimi: 29 Qershor, 14:32

  • Share

Brenda një kohe të shkurtër pritet të nisë në Shqipëri zbatimi i projektit "Smart City".

Ky projekt do të shërbejë për rritjen e sigurisë publike në vend dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në akset kryesore kombëtare.

Ai do të shtrihet në 20 qytetet kryesore në vend dhe zonat turistike me më shumë vizitorë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndoqën një prezantim në Ministrinë e Brendshme, nga përfaqësuesit e Emirateve e Bashkuara Arabe të projektit përfundimtar "Smart City".

"Ky projekt, zbatimin e të cilit shpresojmë ta fillojmë së shpejti, synon rritjen e sigurisë në komunitetet tona, mbrojtjen jetës dhe të pronës private, monitorimin e trafikut etj. përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike", tha ministri gjatë takimit.

Projekti parashikon shtrirjen e kamerave të sigurisë, kamerave për leximin automatik të targave të automjeteve, të ndërlidhura mes tyre, nëpërmjet të cilave do të realizohet monitorimi dhe identifikimi në kohë reale i mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të cilësuara me interes prioritar për Policinë si dhe në Pikat Kufitare.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?